Home KRYESORE Rrëfehet aktivisti i njohur: “U largova nga Shqipëria, më kërcënuan se do...

Rrëfehet aktivisti i njohur: “U largova nga Shqipëria, më kërcënuan se do më varnin e digjnin me acid”

Kristi Pinderi është një nga aktivistët më të njohur të të drejtave të komunitetit LGBT këtu në Shqipëri. Ai e ka rrëfyer historinë e tij në një shkrim për “Dailyxtra”, revista dhe portali online mbi pjesëtarët e komunitetit LGBTI. Kristi ka deklaruar se për shkak të kërcënimeve të shumta, ai dhe partneri i tij janë detyruar të largohen nga Shqipëria drejt Kanadasë.

“Ju tregoj se si u bëra aktivist i LGBT-së në një nga vendet më homofobike të Europës dhe përse në fund m’u desh të largohesha”,- ky është titulli që Kristi ka zgjedhur për rrëfimin e tij.

“Duke qenë një çift aktivistësh gay, jetët tona ishin në rrezik. Para se të largoheshim kemi marrë dhjetra kërcënime me vdekje në rrjetet sociale, kërcënime që nuk mund t’i injoronim. Kam marrë shumë mesazhe në Facebook-un tim personal, ku më kërcënonin se do të më varnin. Të tjerë më kanë kërcënuar se do të më digjnin me acid. Më kanë thyer pasqyrat e makinës pesë herë. Në të gjithë lagjen time, vetëm makina ime vandalizohej, asnjë makinë tjetër nuk është dëmtuar.

Unë nuk mund të udhëtoja me transport publik dhe hezitoja të dilja për pazar apo të shkoja në restorante, sepse njerëzit më njihnin dhe shpesh konfrontohesha me ta. Më quanin ‘të pamoralshëm’ dhe më paralajmëronin se ‘zoti do të më ndëshkonte.

Pas shumë vitesh si një aktivist i LGBT-së në Shqipëri, kuptova se kisha bërë gjithçka mundesha për të ndryshuar veten dhe vendin tim dhe nuk mund të bëja më asgjë. Nuk mund të bëja më asgjë për të mos vënë në rrezik veten dhe familjen time. Ishte koha për ndryshim. Pasi mora një vizë për në Kanada vendosëm që të nisnim një kapitull të ri në jetën tonë. Na dukej sikur do të shkonim në fund të botës. “, – shprehet Kristi./360grade.al

Share: