Home KRYESORE USA nuk duan qe me Sirine te bejne gabimet e Irakut dhe...

USA nuk duan qe me Sirine te bejne gabimet e Irakut dhe Libise!

Në Siri dhuna po intensifikohet, ka përplasje interesash dhe disa fuqi botërore janë të përfshira në konfliktin e vendit arab. “A është Siria e shekullit XXI, ajo çfarë ishte Ballkani në fillim të shekullit XX?”, ka pyetur gazetari i “The Independent”, Patrick Cockburn.

Duke u bazuar në një raport të CIA-s te vitit 1980 kohe kur ne pushtet ishte Hafaz Al Adadit babai i Bashar Al Asadit me titull “Siria: Perspektivat e Asadit” thuhej se Asadi i ka ditët e numëruara. Disiplina e ushtrisë së tij do të shembet përballë kryengritjeve. Kjo mund të rezultojë në një luftë të përgjakshme mes sunitëve dhe njësive alavite (degë e shiitëve islamikë, të cilës i përket familja e Assadit). Megjithatë, besohet se alavitët mund të zgjedhin të rrëzojnë Assadin para se të krijohen këto trazira, në mënyrë që të ruajnë të sigurta pozitat e tyre.

Nderkihe duket se skenari i përshkruar nga CIA po zbatohet në mënyrë të përkryer edhe në të tashmen dhe sipas mendimit të Patrick Cockburn, po tentojnë të heqin qafe Assadin, por këtë herë nuk duan të lejojnë që Shteti Islamik, apo Al Kaeda të forcohen. Cockburn shkruan në artikullin e tij se dhe superfuqitë mësojnë nga historia dhe këtë herë SHBA-ja dhe aleatët e saj duke patur parasysh shpërbërjen e institucioneve irakiane pas disfatës së Sadam Huseinit në vitin 2003, nuk duan që kjo histori të përsëritet ne Siri.

Gjenerali Michael Flynn, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës në Pentagon pranon në intervistën e tij me të përjavshmen gjermane “Der Spiegel” se “lufta në Irak ishte një gabim i tmerrshëm. Sado brutal të ishte Saddam Hussein, rrëzimi i tij ishte një vendim i gabuar.

Të njëjtën gjë përsëritëm me Muamar Gadafin dhe Libia u shndërrua në një shtet të dështuar. Mësimi historik që duhet mësuar është se pushtimi i Irakut ishte një gabim strategjik. “Por tani konflikti sirian përkeqësohet çdo ditë. Shumë fuqi dhe interesat e tyre janë të përfshira”, thotë Cockburn në artikullin e tij për “The Independent.”

Kështu që informacioni i inteligjencës duhet të jetë më preciz dhe i besueshëm se kurrë: që të mos shfaqet një tjetër “telegram Zimmermann” që justifikonte ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Parë Botërore dhe që Siria dhe Iraku i shekullit XXI të mos shndërrohen në Ballkanin e vitit 1914.

Share: