Home KRYESORE Pushteti lokal ne gare me qendrorin ne media…

Pushteti lokal ne gare me qendrorin ne media…

Nga Artan Fuga

Mediat masive audiovizive dhe të shkruara duket se kanë më shumë ndrojtje nga bashkia në Tiranë sesa nga qeveria.

Janë më të rezervuara në qendrimet kritike ndaj pushtetit lokal në Tiranë, i cili rezulton medatikisht me strategji më të suksesshme, sesa ndaj pushtetit qendror.
Mediat janë më pohuese ndaj pushtetit lokal sesa atij qendror duke i dhënë të parit një imazh më pozitiv sesa të dytit. Këtë gjetje e ka bërë një grup studjuesish në komunikim masiv duke monitoruar media shqiptare nga data 3 korrik 2015 deri në 3 dhjetor 2015. Janë monitoruar edicione lajmesh në kanalet kryesore si edhe lajme kryesore në mediat e shkruara të përditshme.

Kjo duket në shumë tregues të mbuluar nga të dhëna sasiore.

Sigurisht veprimtaritë personale të kryetarit të qeverisë zë afërsisht 40 përqind kohë dhe hapësirë botimi në media më shumë sesa ato të kryetarit të bashkisë, por ndërkohës daljet e tyre kryesore publike mbulohen thuajse 100 përqind në të dyja rastet me lajm nga të gjitha mediat. Ndërkohë nga lajmet dhe komentet për pushtetin lokal në Tiranë vetëm 6,7 përqind e tyre kanë edhe ndonjë nuancë kritike, kurse për qeverinë ato zënë mesatarisht mbi 53,7 përqind.

Mediat kryesore të pavarura shqiptare audiovizive dhe të shkruara i japin aktualisht rreth 40 përqind vend deklarimeve të opozitës në Kuvend ose jashtë tij, dhe vetëm 2,1 përqind vend dhe kohë opozitës në këshillin bashkiak të pushtetit lokal në krahasim me informacionet kushtuar këtij niveli. Po ashtu një e dhënë tjetër interesante është se rezulton që 24, 9 përqind e informacione të monitoruara kritike për punën e qeverisë në media vijnë nga rrjetet sociale si burim informacioni, kurse për pushtetin lokal në Tiranë, nga rrjetet sociale që janë dhe pushteti i pestë vijnë vetëm 3,4 përqind e informacioneve kritike.
Kjo zmadhohet edhe më tepër kur sheh se kritikat për administratën qendrore rezultojnë dhjetra herë më të larta në mediat audiovizive dhe të shkruara në krahasim me qendrimet kritike ndaj nëpunësve të minibashkive në Tiranë.

Po ashtu, ndërsa ka media të shkruara ose audiovizive të pavarura që nuk kanë botuar kurrë ndonjë shkrim a kronikë kritike ndaj pushtetit lokal të kryeqytetit, nuk ka asnjë të tillë që të mos ketë qenë qoftë edhe për një cështje apo përkohësisht kritike ose shumë kritike lidhur me pushtetin qendror.

Ende është në analizë e sipër arsyeja themelore e këtyre zhbalancimeve që shpjegohet ndofta : edhe me një qendrim të interesuar të mediave, ose me faktin se pushteti lokal në Tiranë ka një strategji më intensive marrëdhëniesh publike karshi mediave, ose edhe me faktin se rrotacioni është më i vonët në pushtetin lokal,
erion veliaj keshili bashkiakndofta se mediat gjeneraliste në vend kanë më shumë fokus kritik te pushteti qendror, mbase sepse punimet e Kuvendit transmetohen live dhe mediat nuk mund të mos u referohen kritikave që bëhen aty, ndërsa mbmedhjet e këshillit bashkiak janë të mbyllura ndaj transmetimeve live, apo ka faktorë të tjerë që janë në shqyrtim e sipër me intervista dhe informacione të tjera që vijnë nga burime brendamediatike.

Studimi ka qëllime thjesht shkencore dhe synon të botohet sapo të plotësohet integralisht.

Share: