Pas komenteve të shumta dhe replikave në distancë mes PD-së dhe PS-së këtë të diel për rastin “Zagani” ka reaguar vetë ish-shefi i antidrogës së Fierit. Në një koment të gjatë në rrjetet sociale Dritan Zagani thotë se vetëm sot e mësoi nga deklaratat dhe dokumentat e nxjerra nga përfaqësues të PS-së se është dënuar me 3 vjet burg per largim nga vendi i vuajtjes se denimit. Për këtë fakt ai thotë se nuk ka dijeni as avokati i tij.
“Me pak fjalë “drejtesia” paska folur per mua dhe falë Rilindjes e mesoj dhe une kete gje. Une nuk besoj se ka njeri te gjalle me njohjet me minimale per ligjshmerine qe te mos kuptoje kete handikap ligjor qe vetem ne vendin tone te dashur e gjen me bollëk” – thotë Zagani.
Ai thotë se megjithëse ka një avokat që ndjek çështjen e tij gjykata i “paska caktuar nje avokat kryesisht qe kuptohet nuk e ka pasur te mundur ta vërë në dijeni”.
Zagani thotë se deri te Prokurori i pergjithshem i ka vënë ne dijeni te faktit se momentalisht është i detyruar te largohet me gjithë familjen e tij për të siguruar jetën e tyre. Zagani thotë se menjëherë do të vendosë kontakte me avokatin e tij për të ndjekur çështjen.