Shtetet e Bashkuara ngritën akuza për terrorizëm kundër Mirsad Kandiçit, shqiptar, me origjinë nga Kosova.
36 vjeçari dyshohet se i është bashkuar Shtetit Islamik, katër vjet më parë, dhe se ka ndihmuar rekrutimin e njerëzve të tjerë në kauzën ekstremiste. Ai u ekstradua nga Bosnja drejt SHBA-ve ku po gjykohet më datë 31 tetor.
Kandiç u ka thënë bashkëpunëtorëve se ai ka ndihmuar 20,000 “vëllezër” t’i bashkohen grupit islamik, thanë prokurorët amerikanë.
Sipas tyre, Kandiç ka qenë edhe propagandues i Shtetit Islamik, duke menaxhuar mbi 100 llogari në Twitter.
Kandiç ka qenë banor i ligjshëm i SHBA-së, i cili ka jetuar në Nju Jork përpara se të udhëtonte në Stamboll në vitin 2013 për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, thanë prokurorët./opinion.al