Home KRYESORE Trondit Myftaraj: Skandali seksual që përfshiu SHISH!

Trondit Myftaraj: Skandali seksual që përfshiu SHISH!

Gazetar Kastriot Myftarja i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, ka tronditur me deklaratat e tij duke u shprehur se në qendër të Shërbimit Informativ Shtetëro ka një skandal seksual të tmerrshëm.

“Në vitin 2012 dha dorëheqjen kreu i CIA-s David Petraus për skandal seksual. Ai dha dorëheqjen. Ku qëndron analogjia me Shqipërinë? Në qendër të Shërbimit Sekret Shqiptar është një skandal seksual i tmerrshëm që e kanë marrë vesh të gjithë. E dinë të gjithë si anekdotë në SHISH dhe Kryeministri. Kryeministri Rama në vend se ta denoncoi e legalizoi kur erdhi në pushtet. Dal edhe në gjyq për këtë punë.

Kur ishte drejtor i SHISH i ndjeri Kujtim Hysenaj, Bahri Shaqiri paraardhësi Visho Ajazit, ishte shef i kabinetit të Kujtim Hysenajt. Në vitin 2002 kur u emërua Hysenajt kur mori Bahri Shaqirin. Ishin bashkë ortakë në atë agjencinë ajrore. Ky mori në punë Suela Bedenin. U bë një tender për zyrat e SHISH-t”, tha ai.

Më tej, Myftaraj tha se “shefi i Kabinetit që ishte Bahriu bëri një zyrë më të madhe dhe shumë më luksoze dhe kur u zëvendësua në 2005-n kur e mori Bahriu detyrën, zyrën e madhe ia dha Suelës dhe zyrën e vogël e mbajti për vete. 7 vite ka qenë shefe kabineti dhe nuk e shënon as në CV. Turp i madh. Në 2012, kur i bëri letrat për Ilir Metën në burg. Visho Ajazi Lika ishte i afërt me ta. Nëpërmjet Suelës, Edi Rama kishte çdo letër të SHISH-t. Edi Rama e ka marrë shefen e kabinetit të Bahriut. Ka mënyra e mënyra për ta shprehur”.

I pyetur nga Zheji se kush është skandali seksual, ai tha se “David Petraues kishte shkëmbyer disa emaile. Lidhja është këtu; kryeministri Rama e mori shoqen e Bahri Shaqirit dhe e emëroi inspektore të përgjithshme në SHISH. Nuk kishte të drejtë Vishoja. E emëroi kryeministri”.

Sipas Myftaraj, Visho dha dorëheqjen në këtë kohë sepse Bahri Shaqiri që e kontrollonte nëpërmjet Suelës shkoi këshilltar i sigurisë kombëtare dhe në këto rrethana tha nuk punoj dot. O ti themi gjërat siç janë me standard amerikan. /360gradeal/

Share: