Home KRYESORE Lajm i fundit/ Tritol në derë të shtëpisë Kryetarit të Bashkisë

Lajm i fundit/ Tritol në derë të shtëpisë Kryetarit të Bashkisë

Tritoli ka tronditur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00 qytetin e Burrelit. Lënda plasëse ishte vendosur në pallatin ku banonte kryebashkiaku i Matit, Nezir Rizvani. Policia nuk e përcakton qartë objektivin, pasi thotë se lënda plasëse ishte vendosur 160 cm larg derës së banesës të shtetasit M.B, rreth 55 vjeç dhe 2 metra larg derës së banesë së kryetarit të bashkisë. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar pasi në asnjërën nga banesat nuk kishte njerëz brenda.

Njoftimi i policisë për ngjarjen

Në lagjen “Drita”, Burrel, në sheshpushimin e brendshëm në katin e katërt të një pallati pesë katësh, midis dy hyrjeve, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Lënda plasëse ishte vendosur në shesh pushim me një distancë 160 cm larg derës së banesës të shtetasit M.B, rreth 55 vjeç, dhe 2 metra larg derës së banesës të shtetasit N.R, 53 vjeç, Kryetar i Bashkisë Mat.

Në të dy banesat e shtetasve M.B, dhe N.R, nuk ka patur asnjë njeri në banesë.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar pjesërisht dy dyert e banesave të shtetasve të lartëpërmendur.

Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë rreth50 deri në 100 gramë.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./Opinion.al

Share: