Zgjerohet numri i personave te fuqishëm në listat e “Paradise Papers”.
Llogari bankare offshore rezultojnë edhe për Mbretëreshën Elisabeth, Lord Ashkroft, Ministri i Tregtisë i SHBA, Mbretëresha Rania e Jordanise, financier George Soros, e këngëtarët Bono e Madonna.
Sipas të dhënave të fundit të bëra publike rezulton se Mbretëresha e Britanisë ka investime prej miliona sterlinash në parajsa fiskale, si Cayman Island.
Ndërkohë që edhe ish lideri i Parties Konservatore britanike, Lord Ashkroft duket se ka rreth 450 mln sterlina në llogari bankare offshore. Ndërsa ministri amerikan i Tregtisë duket se ka marrëdhënie biznesi me dhëndrrin e presdientit rus Vladimit Putin.
Ndërkohë që priten lajme të tjera nga dokumentet sekrete të “Paradise Papers”, ku duket se do të shpjegohen hyrja në politikë e kryeministrit kanadez Justin Trudeau dhe dokumente që implikojnë kompani të mëdha si “Apple” e “Nike”. /360grade.al