Një ditë pas fjalimit të fortë në Japoni, ku tha se koha e durimit strategjik me Korenë e Veriut ka përfunduar, presidenti amerikan Donald Trump zbuti tonet dhe i bëri thirrje Penianit të ulet në një tryezë bisedimesh.
“Ajo që do duhej është që Koreja e Veriut të vinte në një tryezë dhe të diskutonte dorëzimin e armëve bërthamore. Kjo do të ishte gjëja e duhur jo vetëm për Korenë e Veriut, por për të gjithë njerëzimin.”
Uashingtoni ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në Gadishullin korean, por Trump tha se i lutet Zotit që të mos arrijë deri në atë pikë që të përdorë ushtrinë kundër Koresë së Veriut, pasi në të kundërt SHBA-të do të përdornin të gjithë fuqinë e tyre.
Presidenti amerikan i bëri thirrje edhe Kinës e Rusisë që të rrisin presionin ndaj Penianit dhe programit të saj bërthamor.
Donald Trump do të vijojë turin e tij aziatik me vizitën në Kinë, Vietnam dhe ndalesën përmbyllëse në Filipine. /360grade.al