Rita Ora është nikoqire e evenimentit të madh muzikor, ‘MTV Europe Music Awards’, në Wembley të Londrës. Këngëtarja shqiptare me famë botërore është kujdesur që të tërheqë vëmendje që në paraqitjen e saj të parë te habitshme.
Dukej sikur ajo të kishte harruar të bëhej gati për ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve muzikore dhe 26-vjeçarja ka parakaluar në qilimin e kuq me një robdeshambër dhe peshqir të vendosur në kokë sikur sapo te kishte dale nga dushi.
Me këtë veshje, Rita nuk ka hezituar të ngjitet edhe në skenë dhe të paraqitet para publikut, natyrisht edhe miliona shikuesve. Sidoqoftë, më pas ajo e ka ndërruar veshjen për të vazhduar me programin e drejtimit të ‘MTV EMA’.