Home KRYESORE Xhafaj paralajmëron goditjen ndaj 4 grupeve kriminale në vend

Xhafaj paralajmëron goditjen ndaj 4 grupeve kriminale në vend

Lufta kundër krimit të organizuar do të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Brendshme dhe policisë së shtetit për vitin 2018.

Ministri Fatmir Xhafaj tha se janë drejt përfundimit të një database me të dhënat e të gjitha grupeve kriminale vepruese në vend.

Sipas tij, goditja e një grupi kriminal në Fier vetëm dy ditë më parë, një prej 5 grupeve kriminale të skeduara në këtë rajon është vetëm fillimi i këtij procesi që do vazhdojë dhe më me intensitet dhe vendosmëri në muajt në vijim.

Xhafaj duke folur në Kuvend, tha se buxheti i planifikuar për rendin dhe sigurinë mundëson plotësisht prioritetet që kanë marrë përsipër.

Përkundër të dhënave pozitive në raport me kultivimin e drogës, Xhafaj tha se do të vijojë goditja e fenomenit për të zeruar së paku kultivimin e kanabisit në vend.

Xhafaj: Pak ditë më parë qeveria miratoi planin e veprimit për operacionin “Forca e Ligjit”, i cili materalizon një qasje gjithëpërfshirëse ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare në luftën ndaj krimit të organizuar. Një koncept terësisht i ri sa i takon hetimit të krimit sa i takon një tasforce speciale e cila përfaqëson të gjitha institucionet ligjzbatuese në vend që operojnë në këtë fushë.

Ky është një tregues kuptimplotë i marrjes dhe ushtrimit të përgjegjeësisë politike por edhe ligjore të kësaj qeveri dhe Ministrisë së Brendshme në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar. Ne jemi duke ndryshuar terësisht qasjen reaguese dhe vepruese ndaj çdo forme të veprimtarisë kriminale. Goditja e një grupi kriminal në Fier vetëm dy ditë më parë, një prej 5 grupeve kriminale të skeduara në këtë rajon është vetëm fillimi i këtij procesi që do vazhdojë dhe më me intensitet dhe vendosmëri në muajt në vijim.

Ne do të vazhdojmë me të njëjtën vendosmëri ta godasim këtë fenomen për ta bërë sot dhe në kohët që do të vinë situatën zero mundësisht në kultivimin e narkotikëve. Operacionet e ditëve të fundit të policisë në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë etj janë tregues për këtë gjë. Implikimi i punonjësve të policisë në trafikun e drogës si në rastin e Shkodrës është një motiv më tepër në rrugën tonë të pastrimit të policisë përmes procesit të vettingut./opinion.al

Share: