Home KRYESORE Dokumenti i Kuvendit/ Ja pse Saimir Tahiri nuk duhet të dilte nga...

Dokumenti i Kuvendit/ Ja pse Saimir Tahiri nuk duhet të dilte nga Shqipëria

Saimir Tahiri nuk duhet të dilte nga Shqipëria. Të paktën kështu ishte rënë dakord në dokumentin e firmosur si nga maxhoranca e majtë në Kuvend ashtu edhe nga opozita, vendim i cili është shkelur nga Tahiri i cili prej disa ditësh ndodhet në Gjermani. Siç shikohet edhe në dokumentin e mëposhtëm të sjellë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Kuvend dhe miratuar edhe maxhoranca socialiste, firmosur edhe nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Saimir Tahiri e kishte të ndaluar të lëvizte nga Shqipëria. A do të ketë një tjetër masë shtrënguese ndaj Tahirit për shkelje të këtij dokumenti, kjo mbetet për tu parë.

Share: