Ndarja nga jeta e kompozitorit Aleksandër Lalo në moshën 68-vjecare pas një arresti kardiak ishte një humbje e madhe për artin shqiptar.
Lalo u nda nga jeta mbrëmë duke krijuar edhe një lloj konfuzioni tek qytetarët , pasi në kohën kur u dha lajmi për vdekjen e tij , kompozitori ishte në transmetim tek emisioni ‘C’est La Vie’ në Tv Klan i cili ishte regjistruar dy ditë më parë.
Pas lajmit për ndarjen nga jeta të Aleksandër Lalo, TV Klan ndërpreu spektaklin. Kompozitori ishte pjesë e jurisë dhe kishte një marrëdhënie të veçantë me stafin dhe prezantuesen Marina Vjollca. Kompozitori ka bërë humor me Marinën duke i thënë se kishte marrë hudhër me vete qe të mos e merrnin mësysh.
“Më ka dhënë gruaja hudhër me vete se ti më duket më merr në sysh”- ka thënë ai duke buzëqeshur.