Prokurori Anton Martini ka reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga gazetarja e kronikës Anduena Llabani, në lidhje me ankesat në tre ambasadat kryesore në vend.
Përmes një mesazhi dërguar drejtuesit të emisionit ‘Opinion’, Blendi Vevziu, prokurori Martini thekson se gazetarja e kronikës, Llabani tha gjëra të pasakta.
“Desha të them se Anduena tha gjëra të pasakta lidhur me ankesat e mia në drejtim të ambasadave për hetime konkrete”, mesazhi i Martinit, dërguar gazetarit Fevziu.