Home KRYESORE Një skenar makthi në Lindjen e Mesme!

Një skenar makthi në Lindjen e Mesme!

Nga Jackson Diehl/ The Washington Post

Luftërat në Siri dhe Irak dhe sulmet xhihadiste në perëndim kanë errësuar një tjetër rrezik që i kanoset Lindjes së Mesme: mundësinë që përshkallëzimi i ngadaltë i dhunës ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve të shkatërrojë një prej zonave të mbetura me qetësi relative ndërmjet Marokut dhe Iranit, së bashku me një prej qeverive të fundit laike dhe të moderuar suniet.

Sulmet e palestinezëve ndaj izraelitëve, që nisën në Jeruzalem në shtator, janë kthyer në një ritëm konstant. Vetëm në katër ditët e para të javës së kaluar pati pesë të tilla; 13 izraelitë u qëlluan, u therën apo u shtypën me makinë, ndërkohë që tre prej agresorëve të tyre palestinezë u qëlluan dhe u vranë. Ushtria izraelite ka raportuar 90 therje, 33 të shtëna dhe 15 shtypje me makinë për periudhën 13 shtator ”“ 9 dhjetor. Associated Press thotë se të paktën 19 izraelitë dhe 112 palestinezë janë vrarë, përfshi arabët e vrarë gjatë përplasjeve me forcat e sigurisë.

Shkalla modeste e kësaj gjakderdhjeje krahasuar me atë të Sirisë apo edhe të Egjiptit zmadhohet nga pasojat e mundshme që ajo mund të ketë. Sipas disa zyrtarësh të lartë amerikanë, më e rrezikshme është kolapsi i mundshëm i Autoritetit Palestinez të Bregut Perëndimor dhe të forcave të saj të sigurisë të trajnuara nga amerikanët, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me Izraelin kundër grupeve xhihadiste gjatë viteve të fundit. Në rastin më të keq, një gjë e tillë do t’i hapte rrugën Shtetit Islamik që të depërtonte drejt territoreve palestineze dhe të ndërmerrnin një sulm direkt ndaj Izraelit ”“ një skenar makthi për shtetet suite në rajon ashtu sikurse edhe për vetë Izraelin.

Nëse kjo tingëllon si alarmiste, ajo gjithsesi duket se reflekton edhe pikëpamjen e Sekretarit të Shtetit John F. Kerry, i cili më 5 dhjetor bëri një paralajmërim për kolapsin e mundshëm palestinez. “Ka një pyetje të vlefshme se sa gjatë mund të mbijetojë Autoriteti Palestinez nëse situata aktuale vazhdon”, tha ai në Saban Forum, një konferencë vjetore izraelito-amerikane në të cilën mora pjesë. “Askush nuk mund të thotë se alternativa është një botë e mbushur me Daesh [Shteti Islamik] me xhihad dhe Hamas.”

Kerry ka qenë një optimist i pareshtur i mundësisë së përfundimit të konfliktit izraelito-palestinez ”“ aq shumë sa që kritikët, përfshi edhe mua, mund ta kenë quajtur atë delirant ”“ kështu që tonet e tij të reja të zymta ishin goditëse. Nga ajo që dëgjova nga zyrtyarë të lartë amerikanë dhe izraelitë gjatë konferencës, kjo erdhi nga vizita e Kerryt në fund të nëntorit në Izrael dhe me Autoritetin Palestinez që pak ra në sy po që qe thellësisht shkurajuese.

Qëllimi i udhëtimit nuk ishte që të ndërmjetësonte për njohjen e Palestinës; Kerry dhe Presidenti Obama më në fund e kanë pranuar se as Presidenti palestinez Mahmoud Abbas dhe as Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk kanë vullnet apo nuk janë në gjendje ta arrijnë një marrëveshje të tillë. Në vend të kësaj, administrata ka ndërmarrë kursin më modest por realist të cilin Obama duhet ta kishte përqafuar disa vite më parë: po ushtrojnë trysni për përmirësime praktike në ekonominë palestineze dhe në jetën e përditshme që mund të reduktojë tensionet ndërkohë që do të skiconte rrugën për një shtet të mundshëm.

Në teori, të paktën, ky ëhstë një program për të cilin të gjithë palët bien dakord ”“ dhe gjatë një vizite në Uashington në nëntor, Netaniahu i sugjeroi Obamës se Izraeli mund të bënte koncesione ekonomike për palestinezët. Qëllimi i Kerryt ishte që të vijonte një gjë të tillë.

Netanyahu, sidoqoftë, nuk ofroi asgjë domethënëse në Jeruzalem, të paktën nga pikëpamja e palës amerikane. Ai mund të jetë tërhequr për shkak të anëtarëve të vijës së hekurt të kabinetit të tij, ose nga përllogaritjet se është e pamendueshme që qeveria e tij të bëjë lëshimë si përgjigje ndaj dhunës palestineze. Sidoqoftë, zyrtarët amerikanë kishin fare pak gjëra për t’i ofruar Abbasit kur Kerry shkoi për ta takuar në Ramallah.

Abbas, nga ana e tij, i la përshtypjen delegacionit amerikan se i ka eliminuar plotësisht opsionet diplomatike. Ai ka vite që kërcënon se do ta shpërbëjë Autoritetin Palestinez dhe do ta detyrojë Izraelin që të marrë qeverisjen direkte të Bregut Perëndimor. Kësaj here presidenti 80-vjeçar palestinez, i cili ka disa vite që qëndron në detyrë edhe pse i ka përfunduar mandati, duket se e bindi Kerryn se perspektiva e një gjëje të tillë është e vërtetë.

Fjalimi i Kerryt pati efektin që t’i hidhëronte zyrtarët izraelitë, që besojnë se Abbasi dhe ndihmësit e tij kryesorë, ndërkohë që predikojnë kundërshtimin e shpërthimit të dhunës, kanë bërë çmos që ta nxitin atë. Në të njëjtën ditë që Kerry foli te Willard Hotel në Uashington, kreu negociues i Abbasit, Saeb Erekat, i bëri ngushëllimet familjes së një polici të Autoritet Palestinez i cili i qëlloi dy izraelitëve përpara se ta vrisnin.

Izraelitët besojnë, me të drejtë, se Kerry dhe Obama po e trysnojnë qeverinë Netaniahu që të bëjë lëshime ndërkohë që i kërkojnë fare pak gjëra palestinezëve ”“ edhe pse mendohet se thuajse e gjithë dhuna nisi nga atentatorët palestinezë. E megjithë këtë, Shtëpia e Bardhë është zemëruar me refuzimin e Netaniahut për të vepruar. Stephen Hadley, ish-këshilltari i George W. Bush për sigurinë, foli gjithashtu për nevojën e masave praktike izraelite në Bregun Perëndimor; kur u theksua se Netaniahu i kishte premtuar shpesh këto hapa, verdikti i tij qe therës.

Marre nga Syri.net

Share: