Home KRYESORE Gjyqtari Miri kërkon lirinë, flet për milionat që iu gjetën: I mora...

Gjyqtari Miri kërkon lirinë, flet për milionat që iu gjetën: I mora borxh për kurim

“I mora leket borxh per kurim”. Me kete argumentim, gjyqtari i Apelit Shkelqim Miri ka kerkuar lirimin pas prangosjes.

Gazetari i “Panorama” raporton se gjyqtari ka depozituar nje dite me pare, nje kerkese per t’u liruar nga burgu.

Sipas burimeve nga akuza, gjyqtari ka deklaruar se parate qe iu gjeten gjate kontrollit ne banese, ne momentin qe edhe e shoqeruan ne polici, i kishte marre borxhe per kurim.

Nderkohe kujtojme se Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur hetimin pasuror per gjyqtarin Shkelqim Miri.

Gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri eshte ne burg i dyshuar për korrupsion aktiv të funksionarëve të drejtësisë dhe mos justifikim pasurie në vlerën e 34 milion lekëve.

Nga hetimet, ai akuzohet se ka marre ryshfet 20 mijë euro, ne kembim te te cilit i ka ndryshuar akuzën të dënuarit për vrasje Gentian Doda, i cili ndodhet tashme ne arrati./360grade.al/

Share: