Qytetarja “x” i dërguar redaksisë se Perqasje.com shkrimin e mëposhtëm ku thotë qe i ka shkruar kryetarit te Bashkise Erion Veliaj, por sipas nesh me këtë rast edhe duhet pyetur?
Cilet janë femijet e tij dhe sa te pandërgjegjshem qenkan dhe pse jo, te pamëshirshme?! Po pse te mos pyesim ku është qytetaria, humanizmi yne qe te mendohet si ta ndihmoje atë fatzi, pse jo vete artikull-shkruesja ti dërgonte një batanije dhe pak leke, pastaj ti kerkojme patjetër autoriteteve te përgjigjen.
Shteti i se Drejtës ka detyrimin thelbësor demokratik qe ti garantoje qytetareve te tij minimumin jetik!
I nderuar zoti Veliaj,
Te kam derguar kete foton e ‘Gjyshit kembezbathur’ ne oret e mbremjes ne profilin tuaj personal. Ndoshta te prisha rehatllekun!
Ndoshta, ngaqe je njeri publik e nuk u pergjigjesh njerezve te thjeshte si une.
Po mua,nuk mu durua kur pashe kembet zbathur te tij dhe mu drodh shpirti! Pata ate ndjesine sikur te ishte nje njeriu im i afert. I pashe kembet zbathur ne kete te ftohte dhjetori dhe u rrenqetha. Si mund te kaloje naten nje njeri i thyer ne moshe ne kete te ftohte? I vetem…!
I shtrire ne ate stol te improvizuar si shtrat ,ashtu i lodhur ,i braktisur kushedi se ne c’endrra gjendej… Buze detit duke i ngrohur kembet dielli? Ne ndonje plazh me shtroje ,varka e cadra dielli sic bejne politikanet tane te pasur ? Ne ndonje shtrat te rehatshem me dysheke moderne masazhues?
Apo, vajtonte ne heshtje fatin e tij te verber. Nuk e di…!
Nuk di te ta them kete. Por kembet zbathur ne kete te ftohte dimri thone me shume se gjithcka. Sa e padrejte qe qenka kjo bote! Disa flene mes parave…e disa ne stol qe gdhihen me cudine: Qenkam gjalle edhe sot !
E trishte te shohesh nje burre te thyer ne moshe ne kete gjendje. Te qash ,kur sheh kuverten e tij te holle qe nuk i mbulon ,as kembet dhe as fatin e tij te trishte!
Ku i ke syte o Perendi?!
A mund te behemi me te mire t’i gjejme nje shtrat te ngrohte per te mbuluar kembet ne mes te ketij dimri dhe kesaj Shqiperie te ftohte ketij njeriu te braktisur!
Mua me qan shpirti…!