Home KRYESORE Foto-video/ Një nga makinat e aksidentuara eskortë e Kryeministrit

Foto-video/ Një nga makinat e aksidentuara eskortë e Kryeministrit

Mesditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Korçës. Tre automjete janë përplasur mes tyre, dy prej të cilave makina të Ministrisë së Brendshme. Raportohen 5 të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë për në spital, mes tyre 3 punonjës të Gardës.

Mësohet se makina me targa të Ministrisë së Brendshme, për shkak të lagështirës në rrugë, ka rrëshqitur dhe është përplasur me një automjet tip “Golf”.

Sipas burimeve, njëra prej makinave është pjesë e eskortës së kryeministrit Edi Rama. Mjeti tip “Honday” me targa të Ministrisë së Brendshme (makina që qëndron pas automjetit ku udhëton kreu i qeverisë) për shkak të borës në rrugë, ka rrëshqitur dhe është përplasur me një automjet tip “Golf”.

Share: