Ish-komandanti kroat Slobodan Praljak ka pirë helmin në sallën e gjyqit në Hagë, teksa gjykohet për krime lufte. Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ai cilesohet se eshte është njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë boshnjakë dhe kroatë, të akuzuar nga Tribunali i Hagës. Sipas mediave te huaja, seanca përfundimtare u nderpre, pasi ish-zyrtari i ushtrisë kroate, piu helmin.
“Sllobodan Praljak, 72 vjeç, një ish-komandant në luftën e Bosnjes 1992-1995, piu para te gjitheve një shishe qe kishte me vete dhe bërtiti “Nuk jam një kriminel lufte”, raportojne mediat e huaja.
Veprimin e beri pasi gjykatesit konfirmuan dënimin e tij me 20 vjet në apel. Avokati i Praljakit më pas thirri: “Klienti im thotë se ka pire helmin”, nderkohe qe kryetari i kolegjit pezulloi seancen dhe bëri thirrje për një mjek.
Praljak ishte një nga gjashtë ish udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës për të dëgjuar vendimet e apelit.
Të gjithë ishin dënuar në vitin 2013 për persekutimin, përjashtimin dhe vrasjen e muslimanëve gjatë luftës së Bosnjës.