Kontrata lobuese 1 milion dollarë e Partisë Demokratike në SHBA është kthyer në debat sot në parlament ndersa Taulant Balla tha se PS do të kallëzojë në Prokurori kreun e PD, Basha për pastrim parash.
Taulant Balla tha se fondi është krijuar në një ishull of-shor për të fshehur gjurmët që të cojnë te Basha, i cili sipas Balles po i shmanget pyetjeve direkte për përdorimin e parave në favor të PD.
“Ke ngritur një furtunë, kazanin e akuzave për përgjimin e dy kriminelëve dhe arrestimin e një biznesmeni me 863 mijë euro në makinë, duke bërë prokurorin sa herë do, ti ende nuk ke gjetur asnjë moment dhe sot është dita të dalësh e të sqarosh ku i ke gjetur 1 mln dollar për të nxirë Shqipërinë” – tha Balla
Reagimi i Lulzim Bashës ka qenë i menjëhershëm duke sdeklaraur se Edi Rama eshte gati për të bërë furtunën e radhës në gotë me uje që ti ikë pyetjeve që nuk u jep dot përgjigje për Tahirin, Habilajt, Balilajt, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, për llogaritë ofshore që të ka akuzuar OSBE, për 200 milionë euro.
“I vure gishtin këtij, nuk e di, apo nuk do ta dish se ky ka rënë në rrjetën e hetimit për pastrimin e parave prej vitesh dhe nuk e mbron më as imuniteti, as fjalimet e stisura. Mjafton të kishe pyetur drejtorin e policisë se ca ka bërë ky para një muaj me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga prokuroria e Elbasanit në Rumani, por kjo është maja e ajsbergut të zi, që e rrotullon për një axhendë të pastër politike. PD ka deklaruar cdo shpenzim në KQZ sipas ligjit, mos prit deri të hënën coje sot në prokurori, edhe ne FBI, PD nuk ka asgjë për të fshehur”, tha Basha.