Home KRYESORE Nxehet Rama i kthehet Bashës: Ju ka mbaruar vaji i kandilit

Nxehet Rama i kthehet Bashës: Ju ka mbaruar vaji i kandilit

Kryeministri Rama ka folur me tone të larta dhe të ashpra në fjalën e tij në kuvend, duke iu referuar akuzave të kryetarit të opozitës Lulzim Basha për taksa të larta dhe gjoba tek biznesmenët në vend.

Ndër të tjera, Rama u shpreh se Shqipëria nuk do të ishte vendi që është në rast se në 2005 PD nuk do të kishte ardhur në pushtet.

“Nuk do ishte vendi ku askush nuk respekton asnjë rregull, nuk do ishte vendi ku nuk paguhet energjia elektrike, nuk do ishte vendi ku qytetarët do të shfaqeshin si autoktonë dhe pronarë tokash në një vend tjetër.

Nuk do ishte vendi ku policët do hanin fara kungulli me kapelën drejtuar për të marr ndonjë lekë dhe nuk do ishte vendi ku Flamuri do ishte Ministër i Brendshëm”, u shpreh Rama.

Ai shtoi, duke iu referuar Bashës se edhe rrugët që qeveria e demokratëve pretendon se i ka bërë nuk i ka përfunduar.

“Rruga e kombit është e papërfunduar kërkon sot edhe 150 milionë të tjera. Ju tenderuar rrugë, por nuk i mbaruat. Kë mbaruat, që ju ka mbaruar vaji i kandilit, kë mbaruat”, u shpreh Rama.

Share: