Televizioni grek “Star” i ka kushtuar një kronikë rastit të bujshëm të kapjes së gomones me 1.6 tonë drogë që ishte nisur nga Himara.
Mediat helene kanë marrë prononcime nga dy efektivët e policisë detare të cilët kapën gomonen pas një aksioni të quajtur historik në Greqi.
Gazetari është afruar pranë gomones më 4 motorë të fuqishëm teksa tregon edhe shenjat e plumbave të cilët u lëshuan nga trafikantët.
Njëri nga oficerët tha se: “Trafikantet na qëlluan në Korfuz me armë. Si pasojë e manovrave të skafit tonë ranë në det dy kolegë”
“Kemi pasur rast të ngjashëm para disa kohësh me një gomone tjetër, e ndoqëm nga ajri dhe deti. E ndaluam sërish përmes snajperistëve”, tha oficeri tjetër.
Ndërkohë prokurori i Pireut ka dhënë masat e sigurisë për trafikantët e arrestuar. Sot u ekzekutuan masat e sigurisë “arrest me burg” për dy grekë, dy shqiptarë dhe një bullgar.
Dje dhe pardje u dhanë masat e sigurisë “arrest me burg” për 4 shqiptarë dhe dy italianë, që ishin pjesë e bandës me 11 anëtarë./360grade.al