Home KRYESORE Parashikimi i motit, e martë 5 dhjetor 2017

Parashikimi i motit, e martë 5 dhjetor 2017

Në gjithë territorin shqiptar dominojnë kthjellimet ndërsa vranësira kalimtare do të ketë herë pas here në zonat malore gjatë pjesës së parë të ditës.

Edhe pasditja mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët ndërkohë që ekstremi Verior dhe Verilindja e territorit paraqiten me kthjellime e vranësira të herë pas hershme edhe në orët e natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish ulen me 1 – 2°C në të dy ekstremumet termike ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4°C mëngjesi në zonat malore në 12 – 13°C, maksimumi në Jugperëndim.

Era do vijojë mesatare në tokë por deri e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior duke gjeneruar në det dallgëzim 4 – 5 ballë.

Share: