Home KRYESORE Te mbrosh lirine nga liberalet (Replike me kolegun Alfred Lela)

Te mbrosh lirine nga liberalet (Replike me kolegun Alfred Lela)

Nga Klodian Tomori

Ronald Reagan, per te cilin amerikanet thone se ka qene presidenti me i madh i te gjitha koherave ne SHBA, dikur ka thene: Liria eshte vetem nje brez larg zhdukjes.

Ne fakt, qe ne ditet e para te jetes ne toke, liria ka qene gjithmone nen kercenim. Por askush me pare si Reagani, nuk kishte identifikuar me mire uzurpatorin me te madh te saj; qeverine.

Nga vete natyra, qeverite jane organizma korrozive. Ato gerryejne cdo dite lirine e individit duke perdorur fuqine e ligjit. Dhe eshte pikerisht kjo fuqi qe i ben ato, armikun me te madh te lirise.

Jo me kot, Frederic Bastiat, nje nga mendjet me brilante qe ka ekzistuar ne toke dikur ne menyre te famshme do te thoshte: Nga te gjitha format e grabitjes, ajo me ligj eshte me e renda, me perversja dhe me pamoralshmja.

Permes nje editoriali ne portalin qe drejton, kolegu Alfred Lela, i referohet gjeresisht nje qendrimi tim kunder sigurimit te detyrueshem te prones, per te argumentuar te kunderten. Ate se nisma e lajmeruar nga qeveria per ti detyruar me forcen e ligjit qytetaret dhe bizneset te sigurojne pronat nga fatkeqesite eshte nje zgjidhje e mire.

Debati per sigurimin e detyrueshem te pronave ne Shqiperi vjen ne nje kohe kur e djathta ne SHBA po perpiqet te demontoje nje ligj te ngjashem, te famshmen Obamacare.

Edhe pse sigurimi i detyrueshem i shendetit, ka shume me teper baza morale dhe logjike, se sa ai i prones, konservatoret e kundershtojne ate si nje uzurpim te paster te lirise se individit nga qeveria.

Dy vjet me pare kur Obamacare u sfidua ne gjykaten supreme te SHBA, i ndjeri Antonin Scalia, gjykates legjendar me bindje te shpallura konservatore pyeti perfaqesuesin e qeverise qe Obama kishte cuar per te mbrojtur ligjin: Nese ne e lejojme qeverine te na detyroje te blejme sigurim per shendetin, cfare do ta pengoje ate qe neser kur shkojme ne supermarket, te na detyroje te blejme brokoli dhe jo mish?

Kjo ishte pyetja e cila goditi ne themel moralin e reformes jo vetem ne gjykate, por edhe ne syte e amerikaneve.

Ajo qe kolegu Lela perpiqet ta cilesoje si zgjidhje liberale, ne fakt eshte antipodi ekstrem i liberalizmit, dhunimi i lirise ekonomike. Kur qeveria detyron qytetaret te blejne nje mall apo sherbim kunder vullnetit te tyre, po i grabit me ligj. Por kur kete e ben ne perfitim te nje grushti kompanish, kjo eshte kapje e shtetit.

Tregjet nuk ngrihen mbi themelet e forces koercive te ligjit. Ato jane rezultat i transaksioneve me vullnet te lire. Kjo eshte pjesa parimore. Por edhe ne kete rast djalli fshihet ne detaje.

Ne tre vitet e fundit demi maksimal i permbytjeve dhe gjithe fatkeqesive te tjera natyrore ne Shqiperi ka qene me pak se 10 milione euro. Per te njejten periudhe sipas nismes se qeverise, qytetaret do te duhet te kishin paguar te pakten 150 milione euro per kompanite e sigurimit.

Kjo eshte ceshtja. Kush e perfiton diferencen?

Ne cdo skenar, qytetareve u bie shume here me lire qe te paguajne koston solidare te permbytjeve permes buxhetit se sa koston korruptive te imponuar me ligj qe kalon ne konto private. Te pakten deri ne diten kur kompanite e sigurimit do te pushojne se lobuari per te perfituar para me ligj dhe do te fillojne te ofrojne me te vertete sherbime sigurimi.

Share: