Home KRYESORE Kryeprokurori/ Ambasadori Lu thirrje Bashës: Bashkëpuno me Ramën

Kryeprokurori/ Ambasadori Lu thirrje Bashës: Bashkëpuno me Ramën

“Shpresoj që politikanët t’i lenë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të gjejnë mënjëherë prokurorin e ri të përgjithshëm”, kështu u shpreh sot ambasadori amerikan Donald Lu i cili është pozicionuar qartë në krah të mazhorancës.

Sipas Lu-së, politika duhet të lërë dasitë dhe të bashkohet për të gjetur një Kryeprokuror me konsensus.

Kujtojmë se mazhoranca ka çelur procedurën në Kuvend dhe pranon aplikime deri sot në orën 18:00. Nga ana tjetër, opozita thotë se nuk duhet një kryeprokuror provizor, por një kryeprokuror që ka kaluar Vettingun dhe që zgjidhet nga KLP-ja, jo nga politika.

Share: