Home KRYESORE Basha-Ramës: Nuk bëj pazar për emrin e Kryeprokurorit.

Basha-Ramës: Nuk bëj pazar për emrin e Kryeprokurorit.

Lideri demokrat, Lulzim Basha i tha edhe një here qartë Kryeministrit Edi Rama se emri i kryeprokurorit të Përgjithshëm nuk duhet të dalë përmes dialogut, apo pazarit të politikanëve por përmes institucioneve të reja të Drejtësisë. Sipas Bashës, KLP-ja që zgjedh kryeprokurorin është mbajtur peng prej 8 muajsh. Ai bëri thirrje për zgjedhjen e një Kryeprokurori që ka ka kaluar më parë vetingun, që përzgjidhet nga KLP dhe që miratohet në Kuvend me shumicë të cilësuar votash.

Më poshtë statusi i Bashës në facebook

Që Prokurori i Përgjithshëm të luftojë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin duhet që ai vetë të mos jetë i korruptuar dhe i inkriminuar. Dhe ka vetëm një mënyrë si mund të garantohet kjo gjë: ai duhet t’i nënshtrohet procesit të vetingut, siç e parashikon reforma në drejtësi e sanksionuar në Kushtetutë.

Që Prokurori i Përgjithshëm të mos jetë produkt i politikës, ai nuk mund të përzgjidhet dhe emërohet nga Edi Rama dhe Sajmir Tahiri, por nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe tre të pestat e Kuvendit siç e kërkon Kushtetuta.

Reforma në drejtësi është në Kushtetutë. Nuk ka reformë në drejtësi jashtë Kushtetutës. Drejtësia arrihet pikërisht përmes zbatimit të Kushtetutës dhe jo pazareve partiake.

Ne mbeshtesim pa asnjë rezervë procesin e vetingut të çdo prokurori dhe gjyqtari. Ne kërkojmë krijimin e menjëhershëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të krijohet menjëherë SPAK dhe Byroja e Hetimit që do të hetojë politikanët e korruptuar dhe krimin.

Ka tetë muaj që në shkelje flagrante të Kushtetutës mbahet peng krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ndaj ne bëjmë thirrje që kjo situatë të zhbllokohet menjëherë, që reforma në drejtësi të zbatohet ashtu siç e parashikon Kushtetuta.

Share: