Inspektorati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit ka nisur një operacion në qytetin e Patosit, në kuadrin e rikualifikimit të shëtitores “Republika”, bazuar në një vendim të Këshillit të Ministrave.
Në këtë aksion IKMT ka planifikuar të prishë 35 objekte nga të cilat 30, njëkatëshe dhe 5, dykatëshe, me funksione të ndryshme. Sipas VKM këto objekte shpronësohen për realizimin e këtij projekti publik. Aksioni I filluar herët në mëngjesin e sotëm vazhdon pa incidente.
Ndërkohë që IKMT ka nisur prishjen e disa ndërtimeve edhe në qytetin e Korçës./360grade.al