Home KRYESORE PD-mazhorancës: Mos bëni teatër, Balilin po e mbani ju të fshehur

PD-mazhorancës: Mos bëni teatër, Balilin po e mbani ju të fshehur

Opozita është kthyer në parlament pasi përfundoi interpelanca e Peleshit dhe fjala e Erion Braçes. Kreu i grupit të PD, Edmond Spaho replikoi me Braçen i cili tha se opozita (LSI) ka mbështetur Klement Balilin duke i dhënë toka.

Spaho duke folur në emër të opozitës , u shpreh se mazhoranca po bën teatër. Sipas tij Klement Balili ëhstë emëruar drejtor i Rrugëve në Sarandë nga Edi Rama dhe sot fshihet nuk vihet në pranga nga Policia e Edi Ramës.

Fjala e Spahos në Parlament

Prej disa kohësh këtu po bëni teatër me interpelanca dhe po përpiqeni me kontrata e marrëveshje të shpikura ti lini dobiçin në derë opozitës. E keni mbajtur Balilin në sqetull dhe sot vazhdoni ta fshihni dhe të mos i vini para drejtësisë. Sot dëgjuam gjënë më qesharake se paska marre toka.

Kush e emëroi drejtor? E ka emëruar Edi Rama. Ju kujtoj se në Maj 2014 opozita e ka denoincuar si baron droge të Ballkanit. Kush qeshi me akuzën tonë? Qeshi Edi Rama, i cili vinte e bënte humor me opozitën.

Në 2016 zotëria (Balili) doli në intervistë dhe kush e mbrojti? Ky (Rama).

Para 10 muajsh dolën përgjimet e partnereve se si shkonin maunen dhe gomonen me drogë në Greqi. U kujtua Rama dhe Tahiri për Balilin? Pse nuk e arrestuan, por e fshehën? Por tani duan të thonë se Balili duhet të arrestohet për kontratat e tokave bujqësore. Arerstojeni për drogë Balilin dhe të arerstoni edhe Saimir Tahirin, se po na tregoni çudira…

Sakaq e mori fjalën Erion Braçe për të replikuar me Spahon. Ai tha se kontratat që paraqiti janë origjinale dhe se toka i është dhënë nga Ministria e Bujqësisë në kohën kur drejtohej nga Edmond Panariti i LSI-së.

Braçe: “Dëgjova këtu që u tha që kontratat që unë lexova ishin të shpikura. Nuk ka kontrata të shpikura, janë kontrata të regjistruara dhe të firmosura.

Unë nuk thashë të arrestohet Klement Balili për kontratat, unë thash që këto kontrata janë dhënë kur Klement Balili ka qenë drejtor. Por Klement Balili duhet të arrestohet për ato që akuzohet”.

/Opinion.al

Share: