Home KRYESORE Denoncimi i Petrit Vasilit: Administrata e Kuvendit është shndërruar në zgjatim të...

Denoncimi i Petrit Vasilit: Administrata e Kuvendit është shndërruar në zgjatim të Kryeministrisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, të premten ka kritikuar kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për shndërrimin e dy institucioneve në zgjatim të Kryeministrisë.

Përmes një shënimi në Facebook, Vasili shkruan se për administratën e Gramoz Ruçit dhe për ministren Manastirliu ka vetëm deputetë socialistë, pasi parlamenti ka vetëm 74 deputetë.

Ai thekson se ky është një skandal i padëgjuar më parë, sepse administrata e Kuvendit të Shqipërisë, tanimë e revolucionarizuar, është në shërbim të plotë vetëm të grupit të deputetëve socialistë dhe është thjesht një zgjatim i tij.

Më tej, Vasili shprehet se Manastirliu nuk e di që Kuvendi ka 140 deputetë dhe institucionet nuk janë pronë e kryeministrit dhe e socialistëve, por e popullit shqiptar.

Sipas tij, në mënyrë të turpshme Manastirliu njofton për të vizituar së bashku me të jetimoret, azilet e etj, vetëm deputetët socialistë, Gramoz Ruçin dhe Vasilika Hysin, por nuk njofton dot as nënkryetarin tjetër të Kuvendit, Edi Palokën dhe as deputetët e tjerë të Kuvendit, pasi ata janë armiq.

Dashurinë e pakufijshme për kryeministrin dhe partinë ka plot forma për t’a treguar, kjo që bëjnë është vetëm shëmti politike dhe morale”,- shpreh Vasili.

Ai thekson se ky është drejtimi i ri i Kuvendit të Shqipërisë, pra thjesht një zgjatim i kryeministrisë.

Sa turp për shkollëpakun, që i uli deri në këtë nivel dhe që gjoja kërkon dialog me opozitën”-shkruan Petrit Vasili në FB.

9
Share: