Home KRYESORE Imami nga Kosova: Skënderbeu është heroi ynë, Nënë Tereza na nderon si...

Imami nga Kosova: Skënderbeu është heroi ynë, Nënë Tereza na nderon si komb.

Toleranca ndërfetare në Kosovë ka një histori aq të gjatë të kultivimit, sa që disa tendenca të izoluara aktuale për ta prishur atë, nuk mund të vijnë në shprehje asnjëherë, thotë Mulla Xhevat Kryeziu. Ai thotë gjithashtu se raportet mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ipeshkvisë së Kosovës janë të shkëlqyeshme, ndërsa i pëlqen ta parafrazojë një thënie. “’Ne i kemi të ndryshme Bajram e Pashkë, por besë e nder i kemi bashkë’, ka thënë Arshi Pipa. Shqiptarinë e kemi bashk딝, shkruan Portali Online. - “Gjergj Kastrioti ishte dhe mbetet heroi ynë kombëtar. Ata që përpiqen ta mohojnë këtë janë raste e mendje të izoluara”, shprehet Imami duke shtuar se Nëna Tereze, për të, është humaniste me të cilën kombi shqiptar përgjithësisht duhet të mburret. Ndërkaq, për ISIS-in shton: “Nuk është në shërbim të islamit, të fesë myslimane; nuk ka të bëjë me parimet e islamit, pasi Zoti nuk thotë të hiqen koka njerëzish, koka fëmijësh”.

Share: