Punonjësin e policisë që u plagos gjatë protestës së sotme, ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë qëndrimit në spital, polici ka marrë një surprizë.
Atw e ka vizituar ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe i ka uruar shërim të shpejtë.
Efektivi i “Shqiponjave” O.M. u plagos gjatë protestës së opozitës para parlamentit.
Mjekët konfirmojnë se punonjësi i policisë është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore.