Home KRYESORE Letra e vogëlushes që habiti botën: I dashur babagjysh, edhe mamin do...

Letra e vogëlushes që habiti botën: I dashur babagjysh, edhe mamin do e shkëmbeja me një qen (FOTO)

Çdo vit, qyteti i Santa Claus në Indiana merr qindra mijëra letra për Santa Claus. Një skuadër elfësh i përgjigjet çdo letre që arrin përpara 21 Dhjetorit (Santa është pak i zënë pas kësaj!) dhe i katalogon ato në Muzeun e Santa Claus për të gëzuar besimtarët e ardhshëm.

Një prej tyre është edhe letra e Megan që i lutet Babagjyshit për një qen. Ajo madje thotë se do tradhtonte edhe mamin vetëm për të pasur një qen.

“I dashur Santa (Babagjysh), unë jam përpjekur të jem një person i përgjegjshëm, unë shpresoj se do të marr atë që gjithmonë e kam dashur. Gjëja që unë dua më së shumti është një qen. qen. qen. Unë e di që nuk jam kujdesur shumë për qenin tim Giga por ai nuk është aq i vërtetë sa do të ishte një qen real. I dashur Santa, unë do të shkëmbeja edhe mamin tim të vetme, për një qen. E dija se një qen do të ishte një përgjegjësi e madhe, por i jam përgjëruar babait tim që kur isha tre vjeç dhe unë jam i lodhur prej kësaj. Me dashuri, Megan”. /360grade.al/

Share: