Home KRYESORE Marrëdhëniet me Rusinë, Karpushin: Në sektorin ekonomik zero bashkëpunim.

Marrëdhëniet me Rusinë, Karpushin: Në sektorin ekonomik zero bashkëpunim.

Bashkëpunimi me Rusinë në sektorin ekonomisë është thuajse në nivelin zero, por kjo nuk i ka penguar dy vendet të intensifikojnë marrëdhëniet në fusha të tjera si kultura e arsimi. Ambasadori rus në Shqipëri Aleksandër Karpushin, në një intervistë për Ora News tregon për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Dua të nënvizoj se bashkëpunimi dy palësh Rusi-Shqipëri në fushën humanitare e atë të arsimit ka patur më shumë sukses krahasuar me sfera të tjera si përshembull, ekonomi ku bashkëpunimi ynë gati është në nivel zero.

Në Rusi, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me homologun e saj, dhe programi po zbatohet me shumë sukses”, tha ai.

Janë më shumë se 500 studentë shqiptarë që mësojnë gjuhën ruse e me dhjetra të tjerë që çdo vit zgjedhin Rusinë për të zhvilluar studimet e tyre përmes bursave që ky shtet ofron…

Për ambasadorin Karpushin, studentët që do të diplomohen në Rusi e që më pas do ta përcjellin eksperiencën e përfituar në Shqipëri do të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Share: