Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka befasuar në studion e Arian Çanit, “Zonë e Lirë” në “Tv Klan”.
Ajo i ka treguar gazetarit një çek me shumën 1000 euro, të cili kishte brenda një shumë prej 1000 eurosh dhe kjo shumë kishte ardhur nga shitja e çizmeve me të cilat qëlloi drejt kryeministrit Edi Rama në parlament ditën kur Arta Marku u votua si Kryeprokurore.
Ajo tha se pronari i një fabrike ia kishte kërkuar t’ia blinte këto çizme dhe ajo kishte pranuar vetëm më një kusht, që këto para do të shkonin për fëmijët jetimë.
Çani e pyeti atë se sa kishin kushtuar ato çizme me të cilat qëlloi drejt kryeministrit Edi Rama, çmim që sipas Kryemadhit ishte 120 mijë lek të vjetra.
E pyetur nga Arian Çani se si ka reaguar ilir Meta pas veprimit të saj në Parlament Kryemadhi është përgjigjur se është duke i mbajtur inat prej katër ditësh.
“Meta ka katër ditë që nuk më flet. Edhe pse unë kam qenë e angazhuar me intervista dhe kur kam shkuar në shtëpi e kam gjetur në gjumë, ose ka bërë sikur po fle, por që ka 4 ditë që nuk kam folur. Vetëm sot në mëngjes folëm pak,” tha Kryemadhi