Home KRYESORE Akuza kryeministrit për tradhëti, Aleanca për Shqiptarët largohet nga qeveria

Akuza kryeministrit për tradhëti, Aleanca për Shqiptarët largohet nga qeveria

Pas votimit të ministrit të Shëndetësisë, Aleanca për Shqiptarët ka vendosur të braktisë Qeverinë. Megjithatë largimi i ASH-zë nga shumica do të ndodhë pas votimit të propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve i cili pritet të votohet së shpejti. Kreu i kësaj partie Ziadin Sela tha se subjekti i tij do të vazhdojë të mbështes reformat, por në të njëjtën kohë i bëri thirrje Kryeministrit Zoran Zaev që t’i shkarkojë funksionarët e Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria.

“Do të votojmë këtë ligj dhe prej këtij momenti Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë pjesë e një Qeverie e cila mban emrin Qeveri reformatore por fatkeqësisht është shndërruar në lavatriçe e politikanëve të inkriminuar dhe korruptuar dhe po lan nga mëkatet këto politikan sidomos që i përkasin bllokut politik shqiptar në Maqedoni – tha Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Sela akuzon Zaevin për tradhti pasi sipas tij shkeli marrëveshjen për formimin e Qeverisë reformatore, e cila sipas tij tashmë është shndërruar në Qeveri lavatriçe për pastrimin e aferave korruptive të partnerëve të koalicionit.

“Jo, nuk e kemi ndërmend ne të kërkojmë zgjedhje të parakohshme. 2018 vit shumë i rëndësishëm për Maqedoninë që të debllokohen proceset euro-integruese dhe Maqedonia sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO-së. Ne do të flakim interesin tonë partiak që është zgjedhje sa më shpejtë me qëllim që të përballemi me BDI-në – theksoi Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

I pyetur nëse subjekti i tij është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, Sela theksoi se për Maqedoninë viti 2018 është vit i rëndësishëm dhe se Aleanca nuk kërkon një gjë të tillë, por që sipas tij mezi pret ballafaqimin me BDI-në. Nga Qeveria akoma nuk ka qëndrim zyrtar në lidhje me vendimin e Aleancës për Shqiptarët. Kryeministri Zoran Zaev, para votimit të ministrave në Kuvend theksoi se për ASH-në vlen akoma oferta, zëvendëskryeministër për zbatimin e reformave. Kuvendi sot votoi ministrat e rinj. Për ministër të Shëndetësisë u zgjodh Venko Filipçe kuadër i LSDM, njofton Alsat M.

Për Zëvendësministër i Arsimit u votua Arbër Ademi, kuadër i BDI-së dhe ish zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane në Qeveri Teknike, ndërsa për zëvendëskryeministër për emancipimin e romëve dhe të drejtave të tyre u emërua Aksel Ahmedovski, si dhe zëvendësministër i Bujqësisë u emërua Bllage Cvetkoviç. Plotësimi i posteve vaktane në Qeveri vjen dy muaj pas dorëheqjes së ministrave paraprak për shkak të kandidimit tyre në zgjedhje lokale. Në momentin e propozimit Zijadin Sela dhe Surija Rashidi lëshaun sallën e Kuvendit, ndërsa për të siguruar shumicën pro propozimeve të Qeverisë përvec BDI-së dhe LSDM-së votuan edhe Amdi Bajram dhe Vesel Memedi./gazetaDita

Share: