Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka falenderuar Presidentin tonë Ilir Meta për dhënien e shtetësisë shqiptare të Kryepeshkopit të kishës ortodokse.
“Vendimi i fundit i shërben klimes së bashkëpunimit dhe permireson ne menyre thelbesore marrdhëniet mes dy vendeve tona”, mësohet ti ketë thënë Pavlopulos-Metës në një bisedë telefonike.
Zyra e shtypit tha se Meta pati edhe dje një komunikim telefonik me ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias, i cili gjithashtu ka shprehur falenderime.
Kujtojmë se më 24 Dhjetor në prag të Krishtlindjeve, Kryepeshkopi grek i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Jannullatos mori me ne fund dhe pas perkjekshesh te gjata shtetësinë shqiptare.