Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për ndërprerjen e mandatit të dy deputetëve, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica, vitin e ardhshëm dhe pikerisht me 3 janar 2018.
Kërkesa e prokurorisë do të shqyrtohet pra më 3 janar kur pritet të zhvillohet edhe mbledhja e parë e KQZ-së për 2018-ën. Prokuroria në kërkesën drejtuar KQZ-së argumenton arsyet sepse dy ligjvënësve duhet t’i ndërpritet mandati.
Organi i akuzës thotë se nga verifikimi i shenjave të gishtave me databazën e Interpolit, dy deputetët rezultojnë se kanë qenë ndaluar në Itali për vjedhje.
Në të dyja këto episode, deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica kanë paraqitur identitete të tjera, ndërsa këto fakte nuk i kanë raportuar kur kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit.