Home KRYESORE Administrata edhe sot në punë, afati i fundit i faljes për taksat...

Administrata edhe sot në punë, afati i fundit i faljes për taksat dhe gjobat!

Qytetarët dhe bizneset kanë sot mundësinë e fundit të përfitojnë faljen e gjobave dhe kamatëvonesave nga ligji i amnistisë për makinat, sigurimet shoqërore për pension dhe taksat e biznesit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kujtoi qytetarët dhe tatimpaguesit se 30 dhjetori 2017 është dita e fundit e zbatimit të ligjit të faljes dhe se administrata tatimore punon me orar të plotë. Administrata tatimore sqaron edhe një herë se kusht për të përfituar falje të gjobave dhe kamatëvonesave është pagesa e detyrimeve për periudhën 1 janar 2011 deri në 31 dhjetor 2014.

“Ju kujtojmë se data 30 dhjetor 2017 është dita e fundit e zbatimit të Ligjit nr. 33/2017 ‘Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore’, për këtë qëllim administrata tatimore do të punojë me orar të plotë zyrtar në të gjithë territorin.

Share: