Home KRYESORE Prifti i moshuar “kokë e këmbë” i dashuruar me Florin, pasi martohen...

Prifti i moshuar “kokë e këmbë” i dashuruar me Florin, pasi martohen 24-vjeçari i “bëri…

Rasti i një prifti 79-vjeçar, i cili u martua me një model rumun, shumë më të ri se ai, ka tronditur mbarë botën. Philip Clements u martua me Flori Marini, 24 vjeç, në prill të këtij viti por duket se lajme të këqia vijnë tanimë për pasanikun e moshuar.Prifti nga Anglia bleu një vilë tek i dashuri në Rumani , por tani ka mbetur pa çati mbi kokë, sepse Flori ia “zhvati”.

Gjërat ishin në regull kur ata u martuan por prifti ndihej i izoluar në Rumani ku kishte pak miq dhe nuk mund të fliste gjuhën, ndërkohë që Flori dilte gjithë natën dhe vinte vonë në shtrat.Pasaniku anglez shprehet se: Në fillim kur u martuam, patëm një periudhë të mrekullueshme. Shkonim në kinema. Ai më bën të qeshja. Ne qeshnim shumë. Unë vajta në Angli për disa vizita mjekësore për dy javë në fund të gushtit. Kur u ktheva, patëm një mosmarrëveshje. Isha shumë i vetmuar, duke mos njohur gjuhën, kurse Flori kalonte shumë kohë duke dalë.

Ai zakonisht vinte në shtrat shumë vonë, nganjëherë në orën 5 të mëngjesit. Ai nuk më lejonte të shkoja në klube më të sepse sipas tij nuk ishte vend për të moshuarit”.Clements më në fund u kthye në Britaninë e Madhe, pasi miqtë e tij iu lutën të kthehej në shtëpi. Prifti famullitar tha se ishte fshehur gjatë gjithë karrierës së tij për shkak të qëndrimit të kishës mbi homoseksualitetin, por tani është në gjendje të jetë vetvetja. Ai deklaroi gjithashtu se ai dhe modeli janë pajtuar tashmë dhe se Flori mund të shkojë të jetojë në Angli.

 

Share: