Home KRYESORE Pse burrat janë “më pak të ndjeshëm” se gratë?

Pse burrat janë “më pak të ndjeshëm” se gratë?

Nuk përjashtohet, që edhe gratë mund të jenë violente dhe të kryejnë krime. Ato, ashtu si burrat, mund të kenë kontributin e tyre në kulturën e violencës, por në përgjithësi, violenca, është një çështje që lidhet kryesisht me burrat dhe djemtë.

Madje, duhet theksuar fort, se burrat dhe djemtë e dhunshëm, janë vetë viktimat më të shumta të kësaj dhune. Le t’u hedhim një sy pesë faktorëve që kontribuojnë në violencën mashkullore.

Në zemër të violencës qëndron pamundësia e meshkujve për të shprehur empathinë. Empathia, është instinkti, që tregon për emocionet dhe mendimet që kemi për një person tjetër dhe na nxit të sillemi ndaj tij në mënyrë të përshtatshme.

Kjo nuk do të thotë se nuk ka burra empathikë, por empathia mungon, shumë herë më shumë tek burrat, se tek gratë.

Pse ndodh kështu?

Kërkimet tregojnë se trutë e burrave kanë krijuar lidhje që më shumë vlejnë për sistematizim sesa për empathi. Kjo e pengon mendimin e burrave të infektohet nga emocionet e të tjerëve. (Louann Brizendine, M.D., author i “The Male Brain “)

A e keni vënë re sa të frustruara ndjehen shumë gra, kur ato kërkojnë të ndajnë dhembjet dhe vuajtjet e tyre me burrat?

Po burri? Ai, menjëherë, kyçet në mënyrën e zgjidhjes së problemit, madje, pa patur durimin të dëgjojë nga afër dhe në mënyrë empathike gruan, kërcen përpjetë.

Ç’duhet të bëjnë burrat që të rritin empathinë? Të mësojnë të bëhen empathikë. Ta venë veten në vendin e personit tjetër. Të dëgjojnë së pari ndjenjat. Ta frenojnë dëshirën për të treguar se ata janë të vetmit, që i zgjidhin problemet./a.harxhi.dita

Share: