Lideri demokrat Lulzim Basha ishte për vizitë në shtëpinë e policit të vrarë Artan Cuku, sot në 105 vjetorin e themelimit të policisë dhe duke folur për mediat, Basha u bëri thirrje policëve të thjeshtë të ngrihen në protestë bashkë me qytetarët për të larguar këtë politikë që ia dorëzoi Policinë e Shtetit, kriminelëve.
Pjesë nga deklarata
Kam një mesazh për çdo punonjës policie në detyrë apo lirim, çdo polici që ka punuar me përkushtim dhe ndershmëri. Dua ti falenderoj ata sepse kanë qendruar në kohë të vështira, të tradhëtuar nga drejtuesit politik. Kriminelët janë në krye të Policisë dhe të Ministrisë së Brendshme dhe janë puonjësit me integritet që kanë marrë arratinë, apo janë vravrë si Artan Cuku. Dritan Zagani e kolegët e tij janë larguar në azil pasi kanë denoncuar lidhjet e Tahirit me drogën.
Policia e Shtetit i është dorëzuar kriminelëve nga Edi Rama, Saimir Tahiri, Haki Cako.
Duhet kurajo qytetare që do të ngrihen të gjithë në protestë.
Korrupsioni nisi nga Tahiri dhe Çako, por edhe Xhafaj ka pjesën e vet.
Pyetje” Vetingu në polici?
Është njësoj si ti varës ujkut melcitë në qafë