Home KRYESORE Ylli Dylgjeri: Ajo qe tha Rama ne Miredite eshte lufte e re...

Ylli Dylgjeri: Ajo qe tha Rama ne Miredite eshte lufte e re klasash!

Duhen lagur, jo prishur muret!

Po i prishim muret! Po rrënojmë godinën!
Po shkatërrojmë institucionet. Për çfarë?
Për të prishur tepsinë! Kështu u tha edhe dje në Mirditë: Ka akoma të punësuar nga partia LSI në administratën publike! Kjo është gafa e rradhës. Kjo është lufta klasave në demokraci.

Po ju kujtoj një ngjarje nga e kaluara.
Kur merrej në dorëzim një Ambasadë e huaj
për të hyrë personeli i ri, puna e parë që bënin shërbimet inteligjente ishte të prishnin muret për të gjetur teknikën operative që ishte vendosur nga agjentura e shtetit ku zhvillohej diplomacia. Kështu ka ndodhur edhe tek Ne
në kohën e regjimit të Hoxhës e më tej. Kur u ndërtuan godinat e Ambasadave të huaja u vunë qysh në ndertim teknika operative.

U dha urdhër të mos vendosej teknikë vetëm
te Ambasada Kineze meqë ishim vëllezer internacionalistë. Kështu u bë. Nuk u vunë fillimisht por…s’vonoj dhe u prishëm mardhëniet edhe me kinezet. S’vonoi dhe Urdhëri erdhi urgjent:Te vihen përgjuesit!
Por godina kishte përfunduar ndertimin.

Duheshin hapur muret për të futur telat.
Ashtu u bë. U hapën muret e u vunë përgjuesit. Godina ju dorëzua kinezeve tani jo më si vëllezër. Dhe “vëllezërit kinezë” pasi muarën godinën filluan nga kontrolli i telave. Por nuk prishën mure. Kinezet i lagën ujë muret.

Aty ku llaçi u tha më vonesë, aty ishin vënë telat. Kosto më e lirë. Çështje zanati…

Ju lutem drejtues të sërës së lartë, pak më shumë vëmëndje për njeriun. Pak më shumë vëmëndje për vëllain e djeshëm LSI.
Jo të gjithë në tepsi kanë ngrënë me garuzhde apo cfurk! Aktorët janë aty. Në publik. Mos prishni mure. Lagini muret. Kush do thahet me vonesë ka abuzuar. Letrat i keni në arshiva.
Dini ti lexoni?

Share: