Dy ditë më parë u përfol se Rita Ora do të rikthehet në Kosovë në kuadër të festimeve për 10 vjetorin e Pavarësisë së saj dhe sigurisht që ky lajm na gëzoi të gjithëve.
Ende pa u konfirmuar nga vetë këngëtarja apo stafi i saj menaxhues, Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli i ka bërë asaj një ofertë të këndshme. Ai i ka ofruar 27-vjeçares avionin privat i cili pritet ta sjellë Ritën nga Londra në Prishtinë.
Kreu i shtetit ka dashur të sigurojë që udhëtimi i saj të jetë sa më komod dhe Rita Ora të ndihet e mirëpritur në shtëpinë e saj të dytë.
Gjithsesi shtrohet pyetja; -A do ta pranojë Rita këtë ofertën joshese të Behgjet Pacollit?