Home KRYESORE Pse eshte LDE shpresa sipas meje drejtuesi i saj?

Pse eshte LDE shpresa sipas meje drejtuesi i saj?

Nga Arian Galdini

Pse LDE eshte shpresa? Sepse eshte Parti plotesisht e re.  Eshte Parti e re sepse njerezit ne te jane te rinj.

Eshte Parti e re sepse nuk ka asnje financim, asnje, e megjithate ia del te rritet cdo dite me njerez qe vijne per tu bere vete vullnetarisht pjese e beselidhjes se te mireve dhe te merituarve.

Eshte Parti e re, sepse nuk buron nga pakenaqesia.
Eshte Parti e re, sepse nuk synon te perdore pakenaqesine, por te ndertoje shpresen.

Eshte Parti e re, sepse ka Kryetar, por nuk ka te pare. Eshte Parti e re sepse, te gjithe ne qe jemi ne Ekipin Drejtues Nismetar, jemi njerez qe jemi njohur rishtazi.

Pra askush nuk ka krijuar nje Parti me miqte e shoket e tij. Te gjithe ata qe jane ne Ekipin e ri te LDE, jane miq te rinj 7 – 8 javor ne njohje me njeri-tjetrin. Dhe kjo eshte e jashtezakonshme.

Mund edhe tu kishim rene telefonave te miqve, shokeve e njohjeve. Por nuk e kemi bere. E kemi lene LDE te rritet e lire nga deshira dhe ngasja e atyre qe vijne vete per tu bashkuar.

Eshte Parti e re, sepse ne cdo bisede paraprake qe ne bejme me njeri-tjetrin para se te vendosim bashkepunimin ne beselidhjen e te mireve dhe te merituarve, ne bejme te qarte se ne LDE, nuk ka para, financime, premtime, joshje, mashtrime, placke per te bere. Ne LDE ka vetem hapesire lirie dhe imagjinate per te bere e dhene kontributin tend.

Kush beson ne filozofine KCK – Kap Ca t’Kapesh, nuk ka pse e mendon LDE si zgjidhje.

LDE nuk eshte e nuk do te jete Parti e Perfitimeve dhe Perfituesve.

LDE eshte Parti e Aspiratave dhe Aspiruesve.
Kapcatkapistet, i kane Partite ku mund te shkojne. Kane nja 10 te perfaqesuara ne Kuvend, e nja 200 te tjera verdalle.

LDE nuk ka pike lidhje me kapcatkapistet.

LDE synon, kerkon, therret vetem ata qe e ndjejne se duan e munden te bejne dicka per ta ndryshuar kete vend, duke e kuptuar se kjo do te thote sakrifice personale per te miren publike.

Mjaft më, me Parti e Politikane qe sakrifikojne te miren publike per te ndertuar sulltanate personale.

LDE eshte krejt e kunderta.
Ne jemi per te ndertuar te miren publike.

LDE eshte Parti e re sepse askush nga ne drejtuesit e kesaj Partie nuk kemi qene ndonjehere ne funksione drejtuese Partiake a Shteterore ne Parti te tjera.

Ka nder ne qe kane dhene kontribute, por qe kurre nuk kane bere asnje perfitim.

Jemi qytetare te thjeshte, te rregullt.
Nuk kemi mjele lope te medha a te vogla partiake a shteterore, e tani kemi krijuar nje lope te re per ta mjele. Jo.

Ne jemi qytetare te thjeshte, te rregullt qe kemi krijuar nje parti te qytetareve te thjeshte e te rregullt qe duan te behen bashke per ta ndryshuar kete vend.

Ne jemi Partia e shpreses.
Ne nuk jemi bere bashke as per te fituar, as per te humbur, as per te perfituar.
Ne jemi bere bashke per te ndertuar nje Aspirate.

Ndaj jam i sigurte e i bindur se do tia dalim.

Do tia dalim patjeter.

LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike

Share: