Home KRYESORE Vrasja e Ivanoviç, reagon Rusia: Të parandalohen incidentet e mundshme

Vrasja e Ivanoviç, reagon Rusia: Të parandalohen incidentet e mundshme

Në një komunikim për mediat ministria e Punëve të Jashtme ruse tha se Moska “dënon fuqishëm këtë akt të neveritshëm”.

Ministria ruse deklaroi se ky akt mund të çoi në rritjen e një atmosfere terrori dhe ringjalljen e konfliktit ndëretnik në rajon. Ajo i bën thirrje institucioneve ndërkombëtare që të marrin masa për të parandaluar incidente të mundshme në krahinë.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare në Kosovë që të marrin masa për të parandaluar incidentet e mundshme në krahinë. Ne presim që institucionet përkatëse të kryejnë një hetim tërësor të incidentit dhe të identifikojnë autorët që do të marrin dënimin që meritojnë”– thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme ruse.

Share: