Home KRYESORE Jo vetëm për energjinë, burg tani edhe për ujin!

Jo vetëm për energjinë, burg tani edhe për ujin!

Të gjithë qytetarët të cilët kanë lidhje të paligjshme dhe nuk i deklarojnë ato që më pas të lidhin kontratë me ndërmarrjet e ujësjellësave, atëherë ndëshikimi do të jetë ndjekje penale.

Zv/ministri i Infrastrukturës Hantin Bonati, ka mbledhur në një tryezë prefektët e të 12 qarqeve në Shqipëri, për t’u thënë atyre që të sensibilozojnë qyetarët, pasi nga data 1 Shkurt aksioni do të nisë derë më derë dhe do të penalizohet çdokush që nuk ka kontratë uji.

“Duhet kujtuar që 1 Shkurti është data që do nisë aksioni derë më derë dhe çdo ndërhyrje do penalizohet sikundër e parashikon ligji”.

Qeveria kërkon që shembulli i parë të jepet nga punonjësit e adminsitratës publike, për këtë arsye prefektëve iu kërkua që të monitorojnë çdo institucion që rezulton debitor apo ka nëpunës që nuk kanë kontratë uji.

“Gjithë institucionet publike të formalizojnë formën e tyre të bashkëveprimit me shoqëritë. Pra, të kenë kontratë ujëmatësi. Pika e dytë që kërkohet vëmendja juaj është pjesa e monitorimit të vazhdueshëm të procesit të aksionit që po zhvillojnë bashkitë”.

Aksioni për formalizimin e sektorit të ujit do të përfshijë edhe të gjithë bizneset dhe familjarët të cilët kanë pus në mjediset e tyre. Një nisëm ligjore e miratuar nga qeveria është dorëzuar në kuvend, për të bërë formalizimin edhe të kësaj pjese të burimeve ujore. Sipas të dhënave zyrtare, kapacitetet e ujit të pijëshëm në Shqipëri janë 20% më të larta edhe nëse do të kishte shërbim 24 orë, por një pjesë e tij shpërdorohet. Deri tani raportohet të jenë lidhur 6 mijë kontrata të reja./ TV Klan

Share: