Ishe si një kaktus
të cilit orvatesha t’ia shpjegoja
katër stinët.
Isha si një trëndafil
që ti kërkoje ta bindje,
se pak ujë mjafton.
Të mbjellë në të njëjtën vazo
kopshtari ynë,
një i çmendur,
një sadist,
një ëndërrimtar,
apo thjesht një njeri
i hutuar
nga dashuria.