Home KRYESORE Tritan Shehu pyet Bushatin: a u realizuan bisedime serioze ne Korce!?

Tritan Shehu pyet Bushatin: a u realizuan bisedime serioze ne Korce!?

NE VIJIM TE POSTIMIT TE DJESHEM PER TAKIMIN E KORCES.

Nuk do ta beja kete postim te ri, mendoj se aq sa kam bere mund te mjaftojne, por me shtyu fakti shume domethenes:

Sot ne mediat askund nuk thuhej ndonje element konkret se per cfare u diskutua e aq me pak se per cfare u konkludua ne Korce.
Shkruhej e flitej vetem per “llojin e lakrorit, pijeve, kengeve, valleve” etj te tilla.

E njejta ndodhi edhe mbas takimit te Kretes, ku e vetmja gje qe u pa ishte vallja e kenga e

Z.Bushati.

Desheroj te pyes Z.Bushati, a u realizuan bisedime serioze aty, mbi cfare top-pikash konkrete, a pati perfundime reale qofte pozitive a negative ato, per te cilat do te ishte i detyruar te informonte opinionin, apo u kalua vetem nje Fund Jave e kendeshme?!

Share: