Gjiganti amerikan i internetit “Google” do të hapë një qendër të kërkimit bazik në Francë e destinuar për inteligjencën artificiale, njoftoi sot grupi me rastin e një takimi të kreut të tij me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Kjo qendër e kërkimit bazik, e treta nga ky grup pas Mountain View (SHBA) dhe Zyrih (Zvicër), do të vendoset në sheshin parizian, që do të shtrihet në 6 000 metra katrorë për t’u kthyer në një kampus.
“Arritjet e ndryshme të vendit në fushat e shkencës, të artit apo edhe në fushën akademike e bëjnë atë një vend ideal për krijimin e një qendre të kërkimit bazik mbi inteligjencën artificiale”, theksoi Pichai, cituar në një komunikatë.
Paralelisht, “Google” do të rrisë numrin e të punësuarve në Francë nga 700 në 1 000 persona, gjithmonë në kryqytet.
Një tjetër gjigant i internetit, Facebook, kishte njoftuar më herët qëllimin për të dyfishuar kërkuesit në qendrën e tij për inteligjencën artificiale, krijuar në vitin 2015 në Paris, që do të arrijë nga 30 në 60.
Kjo qendër, “FAIR Paris”, është një prej katër qendrave botërore të Facebook për inteligjencën artificiale dhe kryen kërkime bazike.
Grupi do të investojë 10 milionë euro deri në vitin 2022 për të përshpejtuar inteligjencën artificiale në Francë./ATSH/