Home KRYESORE Bylykbashit: Shorti për drejtësinë si Kinder Surpriza: Hap goglat dhe brenda gjen...

Bylykbashit: Shorti për drejtësinë si Kinder Surpriza: Hap goglat dhe brenda gjen Ramën

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ironizon procesin që po zhvillon Kuvendi për zgjedhjen e anëtareve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe atij të Prokurorisë.

“Reforma në Drejtesi katandiset si vezët e Pashkëve prej çokollate: hap goglat e shortit te KLGj dhe KLP dhe brenda gjen gjithmone Edi Ramen. Edhe kalamajte e dine lodren ende pa e hapur vezen, sepse e kane te stampuar ne konfeksion”, shkruan Bylykbashi në facebook.

Kujtojmë se një ditë më parë mazhoranca dhe opozita u përplasën për kandidatët për anetarë në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në fund me short, mazhoranca zgjodhi anëtarët e rinj.

Për KLGJ: Arben Vani dhe Sokol Lamaj, u zgjodhën nga rradhët e avokatëve, Erion Muharremaj dhe Ilir Panda u zgjodhën nga trupa e pedagogëve. Nga shoqëria civile, Altin Hazizaj.

Për KLP: Kozma Jano Floreta Gjini, nga rradhët e avokatëve, Eneida Sema dhe Mirela Bogdani nga trupa e pedagogëve ndërsa
Alfred Balla u zgjodh nga shoqëria Civile.

Opozita tha se lista e zgjedhur është një instrument në duart e mazhorancës për të kapur drejtësinë.

Share: